Telegrafi

A mund t’i shihni gjallesat që kanë aftësitë më të mira të kamuflimit? (Foto)

Në këto fotografi shihen disa nga ekspertët e kamuflimit, që është vështirë të dallohen në shikim të parë. Të gjitha këto gjallesa, jetojnë në Ishullin Madagaskar të Afrikës.

Zogu vendas i quajtur Nitjar, është vështirë të shihet në tapetin që e kanë krijuar gjethet e rëna, nd;rsa edhe kameleonët janë sinonim i kamuflazhit, transmeton Telegrafi.

Hardhucat me bisht që duket si gjethe qëndrojnë të qetë derisa të kaloj; rreziku, por në të njëjtën kohë zgjasin gjuhën nëse kalon ndonjë insekt i vogël që ta hanë.

Shikoni me vëmendje në fotografitë e plasuara më poshtë, se a po mund t’i dalloni këto krijesa të natyrës, që kanë aftësi të mira të fshehjes. /Telegrafi/