Site icon Telegrafi

A mund të jenë të dëmshme lulet?

Nëse dikush nga familja juaj ka probleme me astmë, është mirë që të mos keni shumë lule në banesë, ndërsa ato që i keni mos i ujitni tepër, sepse ujitja e tepërt e luleve mund të nxisë pengesa në rrugët e frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.

Nga fikusi lotojnë sytë. Nëse fëmija e prek këtë bimë do të paraqitet irritimi i lëkurës. Fëmija do të ndjejë djegie dhe kruarje. Ndërsa nëse e gëlltit një pjesë të gjethit të fikusit, do të ndjejë djegie në fyt dhe do ketë vështirësi në frymëmarrje.

Difenbahia përmban sasi të madhe të oksalatit të kalciumit. E gjithë bima është helmuese, sidomos kërcelli. Nëse vjen deri te kontakti me gojën do të shkaktojë ënjtjen e gjuhës dhe pengesa në të folur.

Edhe pse hyjnë në grupin e bimëve mesatarisht helmuese, krizantemat mund të shkaktojnë dermatit lokal.

Bima narcis ka një kokëz e cila është shumë helmuese, ndërsa po ashtu helmuese janë edhe pjesët tjera të bimës. Nëse ndodh deri te hyrja e një sasie të madhe të kësaj bime në organizëm, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit. /Telegrafi/

Exit mobile version