Site icon Telegrafi

A mund të hyjë Vetëvendosje në politikë?

Kur në fillim Albin Kurti ngriti Vetëvendosjes, për shumëkënd kishte shpresa së një lloj i ri i aktivizimit po ngritët në Kosovë. Kjo kishte ardhur shkaku i ambientit politik që ekzistonte në Kosovë që ishte i karakterizuar më një politike pasive vasale të vendorëve, më një politike sunduese të ndërkombëtareve dhe një mentalitet të vjetër shoqëror në Kosovë, që është mësuar të qëndrojë dhe mos të reagojë ndaj zhvillimeve në vend.

Asnjëherë në Kosovë nuk ka ekzistuar një periudhë e lirë ku ndokush ka mundur të reagojë dhe shpreh mendimin e vet, sepse dhunimi i aktivizimit shoqëror është në thelb të plan-programeve politike në Kosovë, edhe më shume nga njerëzit të cilët synojnë të ruajnë pozitat e tyre në pushtet.

Kësaj i shtohet edhe më shume fenomeni i mungesës së eksperiencës për aktivizim shoqëror në një shoqëri të lirë më një mentalitet të vjetër, që dikush do i zgjidh problemet. Kjo ka ndikuar që në konceptin e lëvizjes Vetëvendosja, nuk them të Albin Kurtit, të ketë tendenca të ndërlidhjes së “zhurmës shoqërore” më aktivizimin shoqëror në një kohe kur shoqëria civile e Kosovës vazhdon të jetë joprofesionale, jopërfaqësuese dhe e varur drejtpërdrejtë nga donacionet. Dhe kështu të jesh aktiv në shoqëri dhe të shprehesh një zë opozitar real, nuk ke ndryshe mundësi të quhesh veç së Don Kishot apo edhe Idiot, e nganjëherë edhe late patriot.

Lëvizja Vetëvendosje i ka disa mangësi të cilat më të vërtetë duhet të përmirësohen nga vet Albin Kurti dhe njerëzit të cilët kanë ide reformatore brenda saj. E para, kur flitet për një mundësi të kalimit në parti politike, të eliminohet radikalizmi i protestave dhe veprimeve të tyre. Kjo duhet të bëhet për shkak të ngritjes politike të kësaj lëvizje dhe për të krijuar një mundësi të ofrimit të një imazhi shtet-ndërtues nga ana e saj, së e ka aftësinë që ndonjëherë edhe të jetë në qeverisje. Por kjo nuk guxon të na lejon të harrojmë së me gjithë konceptin e tyre mjaft radikal të veprimit, Vetëvendosje po kontribuon në formësimin e një identiteti të ri të aktivizimit në Kosovë, e cila edhe duhet çmuar.

Së dyti, Vetëvendosje duhet të paraqet më figura publike të cilat mund të jenë drejtuese të proceseve në vend, të cilat kane aftësi lidershipi, kanë sfond personal të respektueshëm në shoqëri dhe të cilët janë larg radikalizmit të saj. Së treti, Vetëvendosje ka më se shumti nevojë të paraqitet më një program politik të vetin, së a është e interesuar të vazhdojë drejtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, a ka vizion ekonomik dhe zhvillimor dhe a është e aftë të hyje në një dialog më bashkësinë ndërkombëtare dhe fqinjët e Kosovës.

Por edhe më shumë ajo duhet të paraqet edhe vijat e kuqe mes marrëdhënieve të Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, por duke mos anashkaluar asnjëherë edhe ndjeshmërinë e këtyre marrëdhënieve. Së fundi, Vetëvendosja duhet të përcaktoj a do të hyje në zgjedhje si parti politike apo iniciativë qytetare, por kjo nuk është e rëndësishme sa është e rëndësishme perfomanca e saj dhe konceptet që do i sjellë.

Albin Kurti më hyrje në politikë, posaçërisht pas ngjarjeve të fundit politike në Kosovë më hyrjen e EULEX-it në institucionet e Kosovës për hetuar afera të mundshme koruptive, tregon së lidershipi politik si pozitar edhe opozitar nuk është i qëndrueshëm dhe nuk është në gjendje të përballet më situata të cilat rrezikojnë edhe qëndrueshmërinë e tyre. Kjo është mundësia e ngritjes së një formacioni të ri politik që është në gjendje të ofroj një perspektive reale, e jo vetëm një fushate propaganduese dhe në fund të përsërit fenomenin e njohur të Kosovës ‘premtime të fushatës zgjedhore’.

Exit mobile version