Site icon Telegrafi

A mund të blihet shëndeti?

Në fakt, Stephen Smith, portieri 58-vjeçar i spitalit, vuan nga artriti i rëndë dhe sëmundja e enëve të gjakut, të cilat kanë arritur deri në atë gjendje sa që ai mund të vdes çdo minutë.

”Në mua dëgjohen tik-taket e bombës së kurdisur”, ka thënë Smith dhe ka shtuar që do të jepte çdo gjë që të mund të jetonte më gruan e tij Idan, në një banesë njëdhomëshe.

”Do të duhej të isha i lumtur, por jeta ime është ferr. Në varreza nuk ka pazare, apo jo? Atje nuk mund të shpenzoj paratë, e unë dua që ato t’i shpenzoj me gruan time Idan. Dua të jetoj aq gjatë sa të shoh se si i shpenzojnë nipat e mi të vegjël paratë, pas martesave të tyre”, thotë Smith.

Për shkak të sëmundjes së tij, Smith nuk mund të planifikojë blerjen e vilave luksoze e as udhëtimet ekzotike, sepse nga spitali i parë nuk guxon të jetë më larg se 30 minuta.

Gjatë muajit shkurt, milioneri i ri duhet të shkojë në konsultim me kirurgun që të shoh nëse mund të kryejë operacionin e enëve të gjakut.

Exit mobile version