Lepuri i bardhë i malit, ka arritur që të kalojë nëpër ortekun që u shkaktua nga një burrë në snoubord.
Me të rënë orteku, lepuri këmbëshpejtë kaloi nëpër borën e dendur, që bie teposhtë me rrëmbim, transmeton Telegrafi.
Në raste të caktuara, lepuri është pothuajse i padukshëm në bardhësinë e borës. E, ndonëse duket se lepuri mbaroi dhe nuk ia del dot, si një kampion i vërtetë shihet në fund të videos tek kalon në anën tjetër. /Telegrafi/