Telegrafi

A mund ta gjeni ushtarin amerikan në këtë foto? (Foto)

Brent Downing i veshur me uniformën ushtarake dhe me barishte të improvizuara mbi helmetë, është bërë njësh me natyrën, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, ai mbrohet nga kundërshtarët, por edhe vë në shënjestër caqet që dëshiron.

Në trupin e tij, nuk ka asgjë që shkëlqen apo reflekton, që do të mund ta bënte të dukshëm.

Derisa profesionistët e stërvitur, mund ta shohin këtë ushtar të fshehur, pretendohet se ai është i padukshëm nga njerëzit e zakonshëm.

Provoni ta gjeni këtë ushtar, dhe na njoftoni në hapësirën për komente, nëse keni një sy të mprehtë, njëjtë sikur profesionistët e stërvitur. /Telegrafi/