Site icon Telegrafi

A merrni sa duhet vitaminë D?

Vitamina D është një nga burimet e rëndësishme të energjisë dhe po ashtu rregullon disponimin tonë. Ndihmon tek ndërtimi i eshtrave, zemrës, nervave, lëkurës dhe dhëmbëve. Vitamina D po ashtu mbështet shëndetin e tiroideve, që mbajnë nivelin e energjisë, peshën e shëndetshme trupore dhe shpejton metabolizmin.

Hulumtimi i ri tregon që personat të cilët kanë nivel më të lartë të vitaminës D kanë rrezik më të vogël nga zhvillimi i diabetit të tipit 2. Shkencëtarët pohojnë që mbajtja e nivelit optimal të vitaminës D në gjak mund të jetë strategji për parandalimin e diabetit të tipit 2.

Pjesa e dytë e hulumtimeve ka treguar që vitamina D luan rol të rëndësishëm te aktivizimi i sistemit të imunitetit për t’u mbrojtur nga sëmundjet si gripi. Mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme mund të rezultojë me rrezik më të madh nga infeksionet me sëmundje virale. Hulumtimet shtesë kanë treguar që sasitë e vogla të vitaminës D mund të shkaktojnë kancer, depresion dhe sëmundjet e zemrës.

Shumë njerëz në mënyrë të gabuar mendojnë që ekspozimi në diell është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat ditore për vitaminë D. Megjithatë, pasi që lëkura juaj i ekspozohet diellit,duhen 48 orë për t’u shndërruar në vitaminë D. Gjatë asaj kohe ajo shumë lehtë mund të shpërlahet me sapun dhe ujë.

Marrja e sasisë së mjaftueshme të kësaj vitamine në këtë periudhë të vitit mund të jetë e vështirë, dhe gati e pamundshme përmes diellit. Prandaj, vitaminën D merreni përmes ushqimit, siç janë peshku, vaji i peshkut, patatja e ëmbël, farat e lule diellit, të kuqtë e vezëve dhe kërpudhat. Gjithsesi këshillohuni me mjekon, që nëse është nevojshme të merrni edhe shtesa të vitaminës D. /Telegrafi/

Exit mobile version