Telegrafi

A lahen flokët përditë?

Shumë njerëz faktin që e lajnë kokën çdo ditë e kanë obsesion. Por duhet pasur parasysh, në rastin kur koka lahet përditë duhet të përdoret sa më pak shampo dhe gjithashtu asnjëherë nuk duhet të harrojmë që pas shampos të vendosim balsam, i cili duhet të jetë i së njëjtës linjë.

Për një larje normale është e rekomanduar që flokët të lahen një herë në 2 apo 3 ditë dhe një herë në javë të trajtohet me maskë flokësh.

Sa më i shkurtër të jetë floku, aq më shpesh mund të lahet. Gjithashtu është mirë që floku të krihet një herë në javë në sallon, kjo vlen si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat. /Telegrafi/