Telegrafi

A keni vërtet nevojë të dobësoheni

E rëndësishme është të dini që pesha jonë e shëndetshme trupore është e përcaktuar gjenetikisht. Forma e trupit, përqindja e masës eshtërore dhe mosha luajnë rol kyç.

Për të mbajtur peshë të shëndetshme trupore, të rëndësishme janë ushtrimet, por edhe ushqimi i shëndetshëm, i cili është duke u bërë problem gjithnjë e më i madh i kohës së sotme, transmeton koha.net.

Hulumtimet kanë treguar që një numër i madh njerëzve nuk respektojnë rregullat kryesore të ushqimit të shëndetshëm, duke përfshirë:
* Nevoja që të hahet gjithçka nga pjata;
* Ngrënia shumë e shpejtë
* Ngrënia gjatë kohës së shikimit të televizorit, vozitjes ose leximit;
* Ngrënia për arsye emocionale.

Si mund ta dini nëse pesha juaj trupore është e shëndetshme?

Indeksi i masës trupore është një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar nëse pesha juaj trupore është e shëndetshme. Femrat dhe meshkujt në moshën prej 20 deri 65 vjet në parim gjithmonë mund të përdorin indeksin e masës trupore si tregues të peshës trupore normale.

Për femrat shtatzënë, personat me përqindje të lartë të masës muskulare dhe sportistët profesionistë, indeksi i masës trupore jodomosdo është tregues i peshës normale trupore. Mbani mend që trupi i shëndetshëm vjen në forma dhe madhësi të ndryshme.

Indeksi i masës trupore do të tregojë nëse pesha trupore është normale dhe, nëse nuk është, përqindjen mesatare të rrezikut nga krijimi i problemeve shëndetësore. Mosushqimi rrit rrezikun nga krijimi i anemisë, osteoporozës dhe punës së çrregullt të zemrës.

Trashja në anën tjetër rrit rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës, tensionit të lart të gjaku dhe diabetit të tipit 2. Personat që nuk kanë peshë të shëndetshme trupore, gjithsesi duhet të mendojnë për të ndryshuar shprehitë jetësore. /Telegrafi/