Telegrafi

A keni parë ndonjëherë vullkan balte? (Video)

“Llava” e këtij vullkani nuk është gjë tjetër veçse ujë dhe gaz, i përzier me rërë dhe mbeturina nga fundi i detit. Fenomeni u regjistrua në brigjet e gadishullit Taman.

Këto lloj “vullkanesh” nganjëherë përdoren edhe për qëllime terapeutike. Të gjendura kryesisht në rajonin Krasnodar në Rusi, ato bëhen vendi i preferuar i atyre që pëlqejnë banjat e baltës.

Ekologët vendas thonë se këto shpërthime mund të shkaktojnë edhe lëndime nëse ato ndodhin në momentin kur njerëzit janë futur në vatrën e tyre.

Vendasit dhe turistët e përdorin baltën e kësaj zone për aftësitë e saj shëruese në problemet e sistemit nervor, artritit, nervit shiatik dhe disa infeksioneve të veshkave.