Yang, që njihet si Angelababy, e cila në moshën 14-vjeçare ka filluar të punoi si modele, është martuar me aktorin Huang Xiaoming.
Nusja 26-vjeçare ka veshur një vello nga Dior, e cila është qepur me dorë për disa muaj, teksa për të janë shfrytëzuar disa metra saten dhe tyl.
Unaza prej gjashtë karatësh që e ka bartur Yang, është e punuar nga guri i njohur si Chaumet, që kushton 1.3 milion euro, transmeton Telegrafi.
Emrat më të famshëm të Azisë kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, e cila ka kushtuar dy herë më shumë se ajo mes Kim Kardashian dhe Kanye West, që është zhvilluar në Firence të Italisë.
Për zhvillimin e ceremonisë është shfrytëzuar Qendra Ekspozuese e Shangait, ku tërë hapësira është mbuluar me lule dhe dekorime tjera.
Të gjithë mysafirëve i është dhënë nga një qese me dhurata të çmueshme, në mesin e të cilave edhe një telefon celular. /Telegrafi/