Konkurrenca në këtë “kampionat” ishte shumë e fortë, por jo aq sa ishin dy konkurrentë nga dy fshatra të këtij rajoni, që shkojnë direkt në finale, shkruan Telegrafi.
Njëri nga ta ishte Aga Haqif. Gënjeshtra e tij, e perifrazuar, ishte kjo: “Një ditë u nisa për në mulli. Binte shi. Rrëshqita e plisi më bie nga koka e rrotullohet afër një përroi. Kur shkoj te një thanë, te plisi i kthyer përmbys mullinka (zogu i mullirit) e kishte bërë folenë e zogjtë veç sa kishin çelë nga vezët”!
Ndërsa, konkurrenti tjetër ishte Aga Zeqë. Gënjeshtra e tij, po ashtu e perifrazuar, ishte kjo: “Një ditë e kam hëngër një qershi. Nuk e di se si, por fara e qershisë më mbeti midis dhëmbëve. Kur kam ra në gjumë, fara ka mbi e u bë pemë. Kur jam zgjuar, veç kur i pash fëmijët afër meje duke ngrënë qershia nga këto degë”!
Thonë se burrat në odë, që ishin mbledhur si “juri”, e patën problem të përcaktohen për fituesin!
E sot, cilët nga politikanët mendoni që do të ishin më të denjët për këtë “kampionat”!? /Telegrafi/