Site icon Telegrafi

A ju shkojnë flokët e shkurtra?

“A më shkojnë flokët e shkurtra?” Kjo është një pyetje, të cilën ja bëjmë shpesh mikeve të ngushta dhe stilisteve të flokëve. Tani, falë artisteve të njohura, të cilat së fundmi kanë prerë flokët me stile të ndryshme, duam ta dimë nëse duhet apo jo t’i presim flokët.

Rregulli u zbulua nga stilisti i njohur i flokëve dhe inovatori në fushën e produkteve të kujdesit për flokët, John Frieda. Duket se duhen patur kujdes këndet. John studioi fytyrat dhe vuri re se kocka e nofullës përcakton nëse një gruaje do t’i shkonte ose jo një model i shkurtër flokësh. Sipas tij, rezultati është një masë e besueshme dhe e saktë, e cila përcakton nëse një fytyre i shkojnë flokët e shkurtër ose të gjatë.

Për ta provuar, poziciononi një laps në mjekër horiontalisht dhe më pas vendosni një vizore nën veshin tuaj vertikalisht, shkruan Anabel. Mbani shënim pikën e prerjes së lapsit dhe vizores. Nëse është nën 5.7 cm, ju do t’ju shkojnë flokët e shkurtra, madje janë zgjidhja më e mirë për ju.

Prerja u shkon shumë Michelle Williams dhe Kim Kardashian, dhe madje edhe Sarah Jessica Parker dhe ikonës së modës, Audrey Hepburn. /Telegrafi/
 

Exit mobile version