Telegrafi

A ju nevojitet edhe patentë ndërkombëtare me patentën biometrike?

Patenta ndërkombëtar e shoferit është e obligueshme për të gjithë ata që duan të dalin nga Maqedonia. Edhe krahas dygjuhësisë në patentat e reja kombëtare biometrike përsëri për të drejtuar automjet jashtë vendit ju nevojitet edhe patentë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Patentat biometrik të shoferit deri më tani si dokument zyrtar janë pranuar në tetë shtete të rajonit dhe në BE. Kështu që nëse planifikoni të udhëtoni për në Shqipëri, Mal të Zi, Bullgari, Serbi, Rumani, Itali, Slloveni ose në Spanjë, nuk do të keni nevojë të bëni harxhime plotësuese për tu pajisur me patentë ndërkombëtare shoferi, sepse Maqedonia me këto shtete ka të nënshkruar marrëveshje për njohje të patentave biometrik.

Përndryshe patenta ndërkombëtare e shoferit shkon në komplet me patentën kombëtare ndërsa afati i saj i vlefshmërisë është 3 vjet./Telegrafi/