Site icon Telegrafi

A jeni për një gotë çaj prej 4.000 litra?

Përfaqësuesja e librit të rekordeve Guinness, Alison Ozanne, vërtetoi se është thyer rekordi i vitit të kaluar për gotën më të madhe të çajit në botë, shkruan digitalspy.co.uk.

“Gota më e madhe e çajit deri më tash ka qenë ajo me sasi prej 3.000 litrash dhe kjo ka qenë një e arritur e mrekullueshme, por në Sri Lankë arritën ta ziejnë një gotë çaj prej 4.000 litrash, që është vërtetë një rekord mbresëlënës”, tha Alison.

“Sri Lanka është një shtet i vogël, por kemi bërë gjëra të mëdha. Njëra prej këtyre gjërave është edhe ky rekord për librin e Guinnessit me të cilin ndjehemi krenar”, tha Kumar Sangakkara, kapiten i ekipit të kriketit nga Sri Lanka në terrenin e të cilit është prezantuar gota gjigante e çajit. /Telegrafi/

Exit mobile version