Telegrafi

A jeni e kënaqur me krehjen?

Floktarin e mirë do ta dalloni pikërisht sipas pyetjeve që do t’jua bëjë:

* A i lani flokët shpesh?
* A e përdorni fenin ose figaron?
* Cilat preparate për kultivim i përdorni dhe sa shpesh?
* Në muajt e fundit, sa herë e keni ndryshuar ngjyrën e flokëve?
* A keni mbajtur ndonjëherë balluke?
* Çfarë frizurash keni pasur?
* Me cilën formë flokësh keni qenë e kënaqur?

Testojeni edhe ju
Pa ngurrim. Nëse shkoni te floktari i ri, bëjeni testin: Së pari le t’jua bëjë fenirimin e flokëve. Nëse pas kësaj do të keni pamjen e mësueses para pensionimit, më së miri do të jetë të vazhdoni me testimin. Nuk keni arsye të mos e ndieni veten mirë. Me paratë tuaja keni të drejtë të kënaqeni me shërbimin.