Site icon Telegrafi

A janë rusët normal?! (Video)

Kështu në fund të vitit të kaluar ata organizuan garën e parë ndërkombëtare të “metro-surfing”. Pjesëmarrësit e këtij turneu të pazakontë mblidhen në stacionin e hekurudhës nëntokësore dhe së bashku me udhëtarët tjerë, por në vend se të futen në tren ata varen në pjesën e pasme të tij dhe voziten deri në stacionin e radhës. Natyrisht të gjitha këto i incizojnë.

Në shumë rrjete shoqërore ekzistojnë grupe kushtuar këtij aktiviteti, ndërsa në YouTbe janë postuar edhe video të surferëve që i mbijetuan kësaj gare. Ata më trimat bile kërcejnë direkt e mbi tren.

Dënimi maksimal për ngjitjen në tren derisa ai është në lëvizje në Rusi mbërrin deri në 100 rubla (3 euro), për këtë arsye nuk është çudi që numri i kaskaderëve amator është shtuar kohëve të fundit në Rusi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version