Së fundmi, në ueb-faqen e Apple është hequr i tërë sektori i iPod, duke bërë të mendojmë se kjo pajisje do të hiqet përgjithmonë nga prodhimi.
Por, para se t’i thuhet lamtumira, kanë “rrjedhur” fotografitë e disenjit të ri të iPod, transmeton Telegrafi.
Dhe, çfarë rikthimi do të ishte, pa një dukje të mahnitshme?
Po që se fotografia është e vërtetë, modelet më të reja iPod Touch, Nano dhe Shuffle janë me ristrukturim të kornizës dhe me mbështjellës shumëngjyrësh. /Telegrafi/