Nga një zyrtar i lartë në Bruksel, portali Indeksonline ka siguruar emrat e 13 personave ndaj të cilëve pritet të hapen edhe rastet e para pas krijimit të Gjykatës Speciale, pasi që disa prej dëshmive që kanë mbledhur ndër vite hetuesit e misioneve të BE-së në Kosovë ndërlidhen drejtpërdrejtë me emrat e tyre.
Shumica prej këtyre ish-udhëheqësve të luftës së UÇK-së, aktualisht janë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
1. Agim Çeku, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-ministër i FSK-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës;
2. Bislim Zyrapi, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe koordinator i UÇK-së, pseudonimi Sarajeva;
3. Ramush Haradinaj, ish-komandant i zonës së Dukagjinit me pseudonimin Smajli, ish-kryeministër i Kosovës, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
4. Lahi Brahimaj, pseudonimi Maxhupi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
5. Shukri Buja, pseudonimi Gazetari, ish-komandant i zonës së Nerodimes, ish-kryetar i komunës së Lipjanit;
6. Rrustem Mustafa, pseudonimi Remi, ish-komandant i zonës së Llapit, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
7. Rrahman Rama, ish-komandant i zonës së Shalës, komandant i FSK-së;
8. Fatmir Limaj, pseudonimi Çeliku, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
9. Blerim Kuçi, ish-komandant përgjegjës për rajonin e Suharekës dhe Rahovecit, ish-kryetar i komunës së Suharekës;
10. Rexhep Selimi, pseudonimi Dhjetëshi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së;
11. Musa Jashari, përgjegjës për Veprime Operacionale në Zonën e Pashtrikut;
12. Anton Quni, bashkëpërgjegjës për Veprime Operacionale në Koshare dhe Shqipërinë e Veriut, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës;
13. Rrustem Berisha, bashkëpërgjegjës për Veprime Operacionale në Koshare dhe Shqipërinë e Veriut, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij burimi të mirëinformuar, mësohet se disa prej këtyre ish-udhëheqësve të sipërpërmendur kanë qenë duke u hetuar qysh prej viteve 2003-2004, transmeton Indeksonline.