Sipas Kaiser Family Fondation, mesatarisht fëmija para televizorit i kalon kohën së paku dy herë më shumë. Njësoj vlen edhe për video-lojërat.
Televizioni në dhomën e fëmijës, bënë që këta të fundit të shëndoshen gjysmë kilogramë çdo vit. Është ky përfundimi i një studimi të drejtuar nga Geisel school of medicine në Dartmouth (SHBA), i publikuar në revsitën “Jama Pediatrics”.
Studimi përfshiu 6500 fëmijë nga 10 deri në 14 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U vu re se televizioni ishte i pranishëm në dhomat e 59% të fëmijëve të përfshirë në studim, të cilët u mbajtën në vëzhgim për katër vjet.
U vu re se çdo vit fëmijët që kishin televizor në dhomë shtonin nga 500 gramë, gjë që u shpjegua me jetën pasive të tyre për shkak të qëndrimit ulur përpara televizorit, por edhe kompjuterit.
Kësisoj ekspertët u tërheqin vëmendjen prindërve duke iu thënë që të mos iu vendosin televizor dhe video-lojëra në dhomë fëmijëve, për shkak se ndryshon stilin e jetës së tyre, i bënë më pasiv si dhe redukton orët e gjumit./Telegrafi/