Telegrafi

A janë eksplicite dhe pa përmbajtje tekstet e këngëve të tanishme? (Video)

Sezoni veror është periudha kohore kur estrada ‘bombardon’ me këngë e klipe të reja. Kështu duket se do të jetë edhe gjatë verës së këtij viti, pasi vetëm deri më tash janë publikuar shumë projekte të reja. Por, ajo çfarë po vërehet të paktën deri tani, është se po dominojnë këngët të cilat nuk janë për t’u lavdëruar për sa i përket teksteve, raporton KTV.

Nëse dikur teksti kishte një rëndësi shumë të madhe për një këngë dhe se një tekst i mirë mund të konsiderohej si gjysma e suksesit të një kënge, duke se kohët e fundit, gjërat kanë marrë një kahje tjetër.

Po mjaftojnë dy fjali të vetme, për t’u përsëritur gjatë gjithë këngës brenda tre ose katër minutash, e për mos të mjaftuar kjo, as këto dy fjali të vetme nuk kanë ndonjë përmbajtje të veçantë, madje shpeshherë janë tërësisht të pakuptimta.

Siç raporton emisioni Express Summer, tekstet eksplicite dhe pa përmbajtje janë duke dominuar në këngët që po lansohen kohët e fundit.

“Ta du majmunin”, “Nallane”, “Shumë i smut”, “Lopa”, “Syn syn” e “Ki me bo”, janë vetëm disa nga rastet konkrete me tekste të këtilla.

Për këtë flasin gazetarja Behare Bajraktari, poetja Naime Beqiraj dhe hip hop artisti Lyrical Son. Për më tepër ndiqeni videon në vazhdim.