Telegrafi

A ia vlen blerja e iPad 2?

Sipas asaj që është thënë deri më tani, modeli i ri i tabletit të Apple do të vijë në dizajn më të hollë, ndërsa risitë në modelin e ri janë kamera e integruar, procesori i ri, dhe më shumë hapësirë magazinimi.

Një analizë e bërë nga faqja “Cult of Mac” thotë se iPad 2 do të ketë shumë pak dallim nga versioni paraprak, ndërsa ata paralajmërojnë se versioni i cili me të vërtetë do të jetë i mahnitshëm do të jetë ai i iPad 3.

Për më shumë, analiza e “Cult of Mac” e quan tabletin e ri të Apple vetëm një freskim, i cili është i ngjashëm me atë që Apple e pati bërë me iPhone 3G dhe iPhone 3GS, ndërsa i njëjti burim thotë se iPad 3 do të dalë gjatë këtij viti, dhe i njëjti do ta bëjë dallimin e vërtetë me versionin e parë të këtij tableti. / Telegrafi /