Telegrafi

A i kurdiste Apple çmimet e e-librave

Caku i hetimit, përveç Apple, janë edhe kompanitë Hachette Livre, Penguin, Harper Collins, Simon & Schuster dhe Verlagsgruppe Georg von Holzbrinck, respektivisht marrëveshja potenciale në mes tyre për formimin e çmimeve. Komisioni Evropian po bën hetim për të marrë vesh nëse Apple u ka ndihmuar këtyre botuesve që në mënyrë ilegale të rrisin çmimet e librave elektronik kur u paraqiten iPad dhe iBookstore në vitin 2010.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Komisioni “në veçanti do të hulumtoj nëse këto shtëpi botuese dhe Apple janë të përzier në marrëveshjet ose veprimet ilegale që mund të kenë për pasojë kufizimin e konkurrencës në Evropë”. Komisioni është i brengosur për shkak se praktikat e këtilla shkelin ligjin kundër monopolit në bashkimin Evropian, i cili ndalon kartelet dhe praktikat tjera dëmtuese”.

Agjencioni AP transmeton se agjencia britanike OFT ka ndërprerë hetimet në lidhje me këtë rast, për shkak se komisioni Evropian morri përsipër rastin, e hetimet ndodhën në fazën e hershme. /Telegrafi/