Telegrafi

A humbni kohën në palestër? Po, nëse i bëni këto ushtrime

Këto janë ushtrimet, tipike për punë në palestër, por që janë të padobishme, madje edhe të gabueshme, transmeton Telegrafi.

TRICEPS GJUNJAZ
Është ky ushtrim me të cilin do të dëshironit ta arrini tricepsin. Është shumë vështirë të fiksoni nyjën e bërrylit me rastin e praktikimit të këtij ushtrimi, aq më parë nëse është fjala për peshën trupore diç më të madhe, kështu që nuk do të keni as përafërsisht efektin e dëshiruar.

VEGLA PËR LARGIMIN DHE AFRIMIN NË NYJËN E KËRDHOKULLËS
Ky grup muskujsh është shumë I vështirë të izolohet. Është shumë më mirë të fokusoheni tek ushtrimet si p.sh. hapat anash apo ushtrimi në parter i cili do t’i përshtatej këtij grupi muskujsh. Sepse kjo është mënyra më e natyrshme e mundshme që të aktivizohen këto grupe muskujsh, këshillon bashkëbiseduesi ynë.

GALIÇ ME SHUFËR FIKSE
Pozita e padrejtë e trupit me rastin e shfrytëzimit të kësaj vegle shton mundësinë që të lëndoheni. Lëndimet më të shpeshta janë ato në gjunjë dhe lëndimet e pjesës lumbale të shpinës, të cilat vërtet mund të jenë serioze. Zëvendësim i shkëlqyeshëm i kësaj vegle janë qëndrimet më të thjeshta galiç me peshë vetjake apo me shufër të lirë.

VEGLA LAT
Nëse tashmë jeni duke e shfrytëzuar këtë vegël më së drejti do të ishte që shufrën ta tërhiqni deri te kraharori, ta mbani disa sekonda dhe lehtë dhe në mënyrë të kontrollueshme t’i shtrini duart. Tërheqja pas kokës apo shkundja janë gabimet të cilat shpesh bëhen, prandaj pikërisht këto dy lëvizje mund të jenë fatale dhe të shkaktojnë lëndim serioz. Ushtrimi i shkëlqyeshëm si zëvendësim për këtë ushtrim mund të jenë nyjat. /Telegrafi/