Site icon Telegrafi

A është “Strobing”, trendi i ri i grimit

Mos u mërzisni! Trendi i momentit ‘Strobing’ është ai për të cilin kanë nevojë vajzat paksa përtace dhe që nuk kanë shumë kohë të bëjnë grimin.

Në vend që të përdorni pudra hijëzuese, filloni të nxirrni nga sirtari të gjitha produktet tuaja ndriçuese, shkruanAnabel.

“Strobing” fokusohet tek ndriçimi duke u aplikuar në vendet ku drita bie natyrshëm në fytyrën tuaj, pra mollëzat, kocka e vetullës, qendra e ballit, fundi i hundës dhe mjekra.

Duke përdorur këto hije të lehta dhe të buta ju do të merrni një pamje mahnitëse dhe të freskët duke bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ju.

Dhe, pjesa më e bukur është që lëkura juaj do të jetë më e lumtur sepse nuk do të ndihet e ‘mbytur’ nga gjithë ato shtresa produktesh që nevojiten për konturimin. /Telegrafi/  

Exit mobile version