Telegrafi

A është paraqitur Samsung Galaxy S6?

Një telefon i mençur i koduar me shifrën SM-G925F, që është identifikuar si një variant i modelit evropian të Galaxy S6 është vendosur në krahasimet e AnTuTu Benchmark, dhe rezultatet e specifikave të telefonit janë paraqitur online.

Nëse bazohemi në këto të dhëna, atëherë Galaxy S6 do të vijë me procesorin 1.8GHz Samsung Exynos 7420 octa-core që ende nuk është paralajmëruar nga Samsung – si dhe 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Në mesin e karakteristikave tjera të Samsung Galaxy S6 është edhe Android 5.0. Madhësia e ekranit pritet të jetë 5.5-inç me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe kamerat e fuqishme; atë të përparmen me 5MP dhe të pasmen me 20MP.

Megjithatë, këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar nga Samsung, dhe ky mund të jetë vetëm një prototip i telefonit të ri të kompanisë jugkoreane, por ka gjasa të mëdha që Samsung Galaxy S6 të paraqitet në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, gjatë muajit mars 2015. (Telegrafi)