Site icon Telegrafi

A është ky zagari më i keq?

Zagari i pafat shkoi deri në zgavrën e strofullit të dhelprës ku ishin edhe këlyshët e saj, por nuk arriti ta zbulonte. Dhelprat gjithmonë mbrojnë strofullin e tyre, por kësaj radhe as që pati nevojë, pasi qeni nuk e vërejti dhelprën femër pas vetes.

Fotografitë e pazakonta i bëri fotografi Mircea Costina në Montreal të Kanadasë.

“I kam përcjellë dhelprat tri vjet rresht. Sivjet nëna dhelpër lindi katër këlyshë. Prindërit janë shumë mbrojtës ndaj këlyshëve. Sot kam qëndruar rreth shtatë orë afër strofullit të tyre për t’i bërë disa fotografi të mira, por dhelprave kjo gjë nuk iu pëlqeu dhe filluan të shqetësohen. Në këtë moment dëgjova lehjen e një qeni. Dhelpra mashkull doli në mbrojtje të këlyshëve, ndërsa femra u përpoq ta hutonte”, tha Costina.

Ai tha se nuk e habiti aq shumë skena e pazakontë por mbeti i befasuar me guximin e kafshëve të cilat ishin të vendosura për t’i mbrojtur këlyshët. /Telegrafi/
 

Exit mobile version