Telegrafi

A është ky vendi më zbavitës i punës? (Foto)

Lawrence Jones ka ndërtuar edhe një studio regjistrimi, së bashku me një dhomë për gjumë në qendrën e tij në punës, që ndodhet në Mançester të Anglisë, në mënyrë që stafi të dëgjojnë muzikë, apo të flenë.

Multimilioneri që udhëheqë një firmë për vendosjen e ueb-faqeve dhe përkujdeset për serverët e ndryshme të të dhënave, në këtë mënyrë dëshiron të inkurajojë 255 punëtorët e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, asnjë nga punëtorët nuk ka marrë pushim shkaku i lodhjes, për 16 vite sa ai e udhëheq në këtë formë biznesin.

Prej shahut gjigant, tek bari me lloje të ndryshme të pijeve; prej video-lojërave, tek tarraca për ajër të pastër, të gjitha këto janë në dispozicion të punëtorëve, sa herë që ata kanë dëshirë të pushojnë. /Telegrafi/