Site icon Telegrafi

A është ky televizori HD i Apple?

Ndërsa në biografinë e autorizuar të Steve Jobs konfirmohet se kompania amerikane kishte në planet e saj krijimin e një televizori të mençur, i cili do t’i shtohej linjës së famshme të produkteve të Apple.

Për më shumë, është thënë se televizori i Apple do të jetë i integruar me asistenten digjitale të iPhone 4S, Siri, e cila do ta eliminonte nevojën për një telepilot.

Ndër tjera, në Apple HDTV do të jenë të pranishme edhe disa veçori tjera interesante, si filmat dhe aplikacione, ndërsa në internet është publikuar edhe një koncept i dizajnit të mundshëm të kësaj pajisjeje të mençur.

Megjithatë, imazhet e publikuara në internet, për Apple HDTV nuk janë zyrtare dhe të njëjtat nuk janë konfirmuar nga vetë Apple. / Telegrafi /

Exit mobile version