Telegrafi

A është ky telefoni i Facebook?

Mirëpo, këto thashetheme dhe dyshime u shuan për një kohë të gjatë, dhe ne deri më sot nuk dinim asgjë lidhur me planet e rrjetit social për telefonin e saj të mençur mobil.

Tani, ne kemi këtu modelin më të ri të telefonit INQ Cloud Touch, i cili mund të jetë telefoni i shumë-përfolur i Facebook, i cili bazohet në sistemin operativ Android, ndërsa pjesa më e madhe e sistemit operativ të këtij telefoni është e integruar me funksionet që i posedon Facebook.

Secila karakteristikë e telefonit të mençur INQ Cloud Touch është e lidhur ngushtë me Facebook, ndërsa faqja kryesore e këtij telefoni posedon mundësi të shumta për tu qasur në këtë rrjet social.

Për më tepër, ky telefon ofron qasje të menjëhershme në freskime të drejtpërdrejta të statusit, ngjarjeve, vendeve, videove, fotografive dhe albumeve në Facebook. / Telegrafi /