Telegrafi

A është ky Samsung Galaxy S IV?

Mirëpo, duhet pasur kujdes kur dihet se Samsung e ka strategji të sofistikuar maskimin e modeleve të reja të telefonave, të cilat paraqiten online nga burime jo-zyrtare të cilat rrallëherë e përfaqësojnë kompaninë. Kjo, pasi që shumica e specifikave të përfolura të Galaxy S IV nuk përputhen me pamjet e prezantuara nga faqja kineze.

Megjithatë, sipas fotografive të paraqitura, modeli i telefonit i koduar si version GT-i9502 lidhet me operatorin mobil kinez Unicom.

Nga ajo që shihet në fotografi, duket se ky model i telefonit të Samsung vjen me opsionin për dy sim-kartela, ndërsa specifikat tjera telefoni bazohet në Android (4.2.1)me ndërfaqe prej 1080p, 2GB of RAM dhe kamerë të pasme me 13 mega-piksel. / Telegrafi /