Telegrafi

A është ky LG G4, me ekran të lakuar?

Tashmë dihet se LG është mësuar me krijimin e ekraneve të lakuara në telefona, ndërsa para krijimit të G Flex 2, ishte edhe paraardhësi G Flex. Por tani, prapa dyerve të mbyllura është shfaqur një model i ri i telefonit, i cili si shenjë dalluese me sa duket do ta ketë pikërisht ekranin e lakuar.

Faktikisht është dizajni i njëjtë që është përdorur nga Galaxy Note Edge, për të cilin thuhet se së shpejti do ta ketë pasardhësin e tij në formën e Galaxy S6 Edge, më vonë gjatë vitit.

Sipas GforGames, prototipi i LG përdor ekranin me 6” në 720p, por nuk duhet harruar se ky duket të jetë vetëm një koncept fillestar i telefonit, dhe rezolucioni i tij duhet të rritet nëse pajisja pozicionohet si një prej modeleve të avancuara.

Sugjerimet e para thonë se ky është vetëm varianti i parë i LG G4, i cili do ta ketë ekranin e lakuar paraprakisht, por jo një ekran që lakohet më pas.