Telegrafi

A është ky iPhone 6s? (Video)

Në internet është publikuar një video ku shfaqet një telefon, që pretendohet të jetë iPhone 6s.

Pajisja me ngjyrë të zezë, shihet me mbështjellësin prej najloni. Më pas, hapet dhe tregohen pjesa e brendshme, transmeton Telegrafi.

Sipas thashethemeve të fundit, thuhet se bateria e iPhone 6s, do të jetë aq e sofistikuar, sa do të qëndrojë deri një javë pa u mbushur.

Ndryshe, prodhimi i fundit nga Apple do të ketë një “Prekje të Fortë”. Varësisht se sa e shtyp përdoruesi ekranin, aktivizohen edhe kontrolle të ndryshme. /Telegrafi/