Telegrafi

A është ky iPhone 5S?

Por pas kësaj risie, pritet që Apple të dal me diçka edhe më spektakolare, përkatësisht dizajnin e ri të iPhone 5S, për ta mbajtur ritmin me rivalët e saj si HTC dhe modelin e saj One, si dhe Samsung Galaxy S4. 

Admiruesit e iPhone presin që në versionin e ri të telefonit të saj të famshëm, Apple të lëshojë opsionin e skenerit të gishtave, për ta përmirësuar sigurinë në iPhone, si dhe tipare të reja të dizajnit, të cilat tashmë janë konceptuar nga Federico Ciccarese.

Në galerinë e këtij të fundit shihet dizajni i mundshëm i iPhone 5S, i cili përmban edhe skanerin e sigurisë, në butonin qëndror të telefonit, ndërsa edhe forma e iPhone 5S dallon dukshëm nga modelet ekzistuese të iPhone. / Telegrafi /