Telegrafi

A është ky HTC One M9?

Megjithatë, paraardhësi i tij HTC One M8 nuk ishte modeli kryesor në tregun masiv sepse rivali i saj Samsung ka buxhet dy herë më të madh të marketingut brenda vitit, sesa të ardhurat e përgjithshme të HTC për të njëjtin vit.

Por ata që e kanë blerë One M8 në 2014 ishin tejet të lumtur me telefonin, dhe mezi janë duke e pritur gjeneratën e ardhshme të këtij modeli. Dhe tani thuhet se disa pamje që kanë rrjedhur në internet, janë të po këtij modeli të ri të telefonit. 

Para një jave, HTC ka dërguar ftesa për media për ngjarjen e saj mediale të cilën do ta mbajë më 1 mars në Barcelonë para Kongresit Botëror Mobil, dhe sugjerimet e para janë se në këtë ngjarje do të shihet edhe zyrtarisht One M9.

Sipas njoftimeve të mëparshme, HTC One M9 do të shfaqet me një ekran prej 5-inç në HD të plotë, procesorin okta-core 64-bit Snapdragon 810, kamerën e pasme me 20,7MP, kamerën e përparme me 13MP, 3GB RAM dhe Android Lollipop. (Telegrafi)