Telegrafi

A është ky gazetari më i çmendur në botë? (Video)

Përkushtimi për punën e tij dhe ambiciet në karrierë e kanë shtyrë një gazetar të bëjë diçka që nuk shihet shpesh.

Ai derisa po mbulonte ndodhinë e përmbytjes në Burma (Myanmar), dha një paraqitje live nga vendi i ngjarjes, por për ta bërë atë edhe më origjinale e dramatike, gazetari u fut në ujin e ndotur deri në qafën e tij dhe dha paraqitjen për televizioni Zëri Demokratik i Burmës, raporton Klan Kosova.

Në fakt, ky nuk është rasti i vetëm.

Lufta në gazetari dhe tendencat për paraqitje më të mira se stacionet tjera kanë bërë që skena të tillat të shihen edhe në vende tjera.

Në Kinë e Tajvan janë parë gazetarë të bëjnë çmenduri si kjo.

Një reportere tajvaneze ishte futur po njëjtë në uji, por ajo rrezikonte edhe më shumë, pasi që mbi të vareshin kabllo të rrymës.

E pyetur a do ta bënte përsëri, ajo ishte përgjigjur: “Jo nuk do ta përsërisë më kurrë. Kjo është rezultat i konkurrencës së fëlliqur mes stacioneve të lajmeve”, raporton The China Post, transmeton Klan Kosova.