Jay Alvarrez dhe Alexis Ren, që postojnë fotografi të panumërta nga pushimet e tyre që nuk përfundojnë kurrë, e kanë publikuar edhe një video, me përmbledhjet e aventurave të tyre.
Kjo video e ka ndarë opinionin në dysh, me ata që i pëlqejnë aventurat e çiftit nga Los Angelesi i SHBA-ve, si dhe të tjerë që mendojnë se ata “nuk kanë asgjë të përbashkët përpos fotografive”, transmeton Telegrafi.
Përderisa, dyshen simpatike disa e quajnë “me fat”, shkaku i mundësive për shëtitje luksoze, por ka të tjerë që mendojnë se ata janë vetëm “modelë që rrinë së bashku”. /Telegrafi/
A është ky çifti më me fat në botë apo çift që pos fotografive s’kanë asgjë të përbashkët?FOTO/VIDEO:
Posted by Telegrafi.com on Saturday, July 18, 2015