Telegrafi

A është kozmetika natyrore më e mirë se ajo klasike?

Sepse më shumë i besojmë kozmetikës natyrore, për faktin se të gjithë përbërësit e tyre zbërthehen lehtë, për dallim nga produktet kozmetike klasike, përbërësit sintetikë të të cilëve mund të depërtojnë në shtresat e thella të lëkurës dhe të deponohen atje.

Nga ana tjetër, ende nuk ekzistojnë të dhëna shkencore nëse kozmetika natyre është më e efektshme se ajo klasike.

Sa i përket sigurisë, nuk do të thotë se domosdoshmërisht kozmetika natyre është më e sigurt. Edhe pse produktet natyrore nuk janë të dëmshme për shëndet, nuk do të thotë që secili tip i lëkurës do të ketë tolerancë për përbërësit e këtyre produkteve.

Edhe në botën bimore ekzistojnë alergjenë të ndryshëm që mund të shkaktojnë reaksion në lëkurë. /Telegrafi/