Kompania e pastrimit ka refuzuar të kryej punë në këtë banesë që gjendet në Sheffield të Londrës.
Studentët janë vendosur aty për afro një vit dhe banesa është pastruar vetëm një herë , kur dikush ka urinuar në lavaman.
“Karriget po i shfrytëzojmë si hapësira për të përgatitur ushqimin, sepse tavolinat janë të mbuluara”, ka thënë studenti i Psikologjisë, që njihet vetëm si George, transmeton Telegrafi.
“Askush nuk është ankuar për papastërtinë në banesë, madje të gjithë duan të vinë tek ne për të vazhduar festën nga lokali”, ka thënë studenti për The Tab. /Telegrafi/