Telegrafi

A është kjo ora e mençur e HTC?

Për momentin, në treg janë në dispozicion vetëm dy modele të orëve: Samsung Gear Live dhe LG G Watch. Mirëpo, edhe ora e HTC-së pritet të lëshohet brenda muajsh, dhe sot, llogaria e famshme për rrjedhjen e informacioneve online, @evleaks ka postuar një koncept të orës të cilën besohet se do ta lëshojë HTC.

Megjithatë, nga fotografia shihet se pamja e orës së HTC është vetëm një rikrijim artistik, pasi që ndërfaqja e Android Wear nuk mund të personalizohet sipas dëshirave të prodhuesve.

Sipas @evleaks ndërfaqja e orës nuk është e saktë, sepse në burimin origjinal të kësaj ore, ekrani ishte i zbrazët, dhe dizajni në të është vetëm sa për ilustrim, ndërsa për harduerin e orës, llogaria thotë se informacionet janë krejtësisht të sakta.

Dhe nëse është kështu i bie që HTC do ta ofrojë një orë e cila ka dizajn të sheshtë, dhe rripa të metalit, komponenta që e bëjnë orën të duket shumë elegante dhe me dizajn të mirë. / Telegrafi /