Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike në mes shqiptarëve dhe maqedonaseve atje.
“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnike, njëjtë si në vitin 2001”, shkruan The Economist.
Tutje ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë. /Gazeta Express/