Telegrafi

A është kjo eduza më e gjatë në botë? (Video)

Mark Benfield, profesor i Universitetit Lousiana, i cili ka gjetur dhe ka filmuar mostra të ndryshme të këtij lloj në Gjirin e Meksikës në vitin 2010, ka konfirmuar se bëhet fjalë për xhirim autentik, ndërsa kopjen e tij e me rezolucion të madh e ka që një kohë të gjatë. Ai nuk deshi të tregonte detaje të tjera, ndërsa ende nuk dihet se kur dhe kush e ka bërë xhirimin, transmeton Koha.net.

Për 110 vjetët që ka kjo meduzë, për aq sa dinë shkencëtarët, është parë 115 herë. ‘Zilja’, përkatësisht buza në majën e saj, mund të rritet deri në 1.5 metra, ndërsa krahët e saj masivë e arrijnë gjatësinë deri në 6 metra, shkruan Huffington Post.

Për dallim nga meduzat tjera, në krahët e saj nuk ka qeli prushi që mund të djegin, prandaj dhe nuk është e sigurt çfarë bën ajo me ata dhe çfarë i nevojiten, edhe pse disa shkencëtarë mendojnë se ajo ata i përdor gjatë gjuetisë.