Ditë më parë Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” nuk pajtohej me deklaratat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, i cili në bazë të mostrave ditore që i kanë bërë, kishte konstatuar se është i turbullt dhe se nuk preferohet për pije.
I njëjti Institut, dy ditë më parë, doli me kumtesë se uji që ofron Ujësjellësi Rajonal “Prishina”, është i pijshëm.
Kohëve të fundit nga reshjet e shiut është raportuar se ky liqen ka rritur nivelin për 4.30 metra, por përkundër kësaj vazhdon reduktimet në furnizimin me ujë dhe vazhdimisht bëhet thirrje për kursim.
Kosovapress sjell pamje të xhiruara sot në Liqenin e Badovcit. /Telegrafi/