Telegrafi

A është gjetur në Rusi, “kufoma e jashtëtokësorit”? (Video)

Gjetja që është bërë në lumin Kovashi, që rrjedhë nëpër qytetin Sansnovy Bor të Rusisë, i ka hutuar shkencëtarët, të cilët po mundohen të zbulojnë se çfarë është.

Rastin e bën edhe më misterioz fakti, se kjo është gjetur pranë një centrali bërthamor, ndërtimin e të cilit e kishte urdhëruar Stalini në vitin 1950, transmeton Telegrafi.

Në fillim është menduar se mund të jetë embrion mutant i pulës, por hulumtuesit e kanë hedhur poshtë këtë teori.

Një shkencëtar që mbetet i paemëruar, është cituar të ketë thënë se: “Duket se ky trup nuk i përket as peshkut e as shpendit – kjo krijesë ka kafkë misterioze, pa qafë dhe krahë”.

“Duhen hulumtime të gjëra, për të kuptuar se çfarë është kjo krijesë apo ky organizëm”, ka thënë biologu Yegor Zadereev, nga Instituti Biofizik në Krasnoyarsk. /Telegrafi/