Site icon Telegrafi

A e keni përjetuar orgazmën në këtë mënyrë?

Gjinjtë gjatë kohës së eksitimit mund të zmadhohen madje edhe 25 për qind, ndërkaq për shkak të ndjenjës së eksitimit janë të ndjeshëm dhe reagojnë fuqishëm gjatë stimulimit.

Stimulimi i thimthave të gjinjve zgjon të njëjtët receptorë në tru si edhe me rastin e stimulimit të klitorisit dhe të vagjinës.

Hulumtimi i botuar në revistën Sexual Medicine paraqet disa konkluzione mbi orgazmën nëpërmjet gjinjve, transmeton Telegrafi.

Në këtë hulumtim femrat kanë kaluar nëpërmjet rezonancës magnetike dhe kanë mundur të zgjedhin midis stimulimit të vagjinës, klitorisit, apo thimthave.

Pjesa e zgjedhur e trupit është dashur të stimulohej 30 sekonda dhe pastaj, pas një pauze, stimulimin ta përsërisin edhe me pikat e tjera.

Te stimulimi i thimthave është dashur që në mënyrë ritmike të stimulohen nga 30 sekonda edhe me dorën tjetër.

Hulumtimi ka zbuluar edhe që stimulimi i thimthave aktivizon të njëjtën pjesë në tru si edhe te stimulimi i pjesëve gjenitale të trupit të femrës.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që shumicës së femrave eksitim të veçantë i shkakton stimulimi i thimthave dhe në atë mënyrë mund të përjetojnë orgazmën.

Dr. Jennifer Wider ka thënë për Huffington Post që thimthat gjatë kohës së eksitimit ndryshojnë ngjyrën nga e shndritshmja në të errët, sepse gjaku më shpejt qarkullon nëpër trup, prandaj për këtë arsye ndryshon edhe ngjyra. /Telegrafi/

Exit mobile version