Site icon Telegrafi

A e keni ditur se?

Kinezët hanë rreth 10 mijë tonë gjarpërinj në ditë. Disa lloje gjarpërinjsh edhe mund të zhduken për shkak të konsumimit të madh. Gjarpërinjtë përdoren jo vetëm për konsumim por edhe në medicinë dhe për pije alkoolike.

Një thnegël mund të bartë peshën 50 herë më të madhe se pesha e trupit të vet. Nëse edhe te njerëzit do të ndodhte e njëjta gjë, atëherë një person me peshë 70 kg do të mund të barte një peshë prej 3,5 tonësh.

Bebja e elefantit, menjëherë pas lindjes peshon 90 kg, ndërsa kur e arrin moshën e rritur peshon 4990 kg.

Më 1471 një gjel ishte dënuar me vdekje, meqë kishte bërë një vezë, gjë që ishte në kundërshtim me ligjet natyrore.

Macja ka qenë shtazë e shenjtë në Egjipt. Kur një mace e shtëpisë vdiste, atëherë të gjithë anëtarët e shtëpisë i rruanin vetullat.

Në Helsingrad (Suedi), u martuan në të njëjtën ditë gjashtë vëllezër dhe gjashtë motra. Kjo ndodhi më 22 korrik të vitit 1988.

Rreth pesëmijë vdekje në vit ndodhin nga dehja me alkool. Rreth 50 për qind e të gjitha këtyre vdekjeve ndodhin në ujë.

Regjistrimi i parë, me tabelë, i automobilave filloi në vitin 1893, në Paris. Policia bëri regjistrimin e automobilave të vet.

Kulla e Ajfelit është e lartë 300 metra. Kur bën të ftohtë ajo tkurret për 15 cm, kur fryn erë me 50m/s ajo lëviz për 12 cm. Çdo të shtatin vit i rritet pesha për 45 tonë, aq sa harxhohet ngjyrë për ta ngjyrosur.

Ora e njohur e Londrës, Big-Ben mat kohën në mënyrë precize. Më 1945 kishte mbetur prapa për 5 minuta dhe kjo ndodhi për arsye se një zog e kishte frenuar akrepin e minutave. /Telegrafi/
 

Exit mobile version