Telegrafi

A e dini se muri kinez mund të shihet nga hëna? (Video)

Vendi që është ndërtuar për të mbrojtur pjesën veriore të Kinës, sot është një ndër destinacionet më të rëndësishme në mbarë botën dhe që vizitohet prej miliona njerëzve brenda vitit.

Lauren Berarich është vizitorja e cila tregon për vendin që në vitin 1987 është vendosur në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s.

“Jo vetëm për mua por për të gjithë njerëzit që e vizitojnë është nder i madh të jesh në vendin që është ndër më gjigantët në mbarë botën”, ka thënë Lauren.

Sipas saj, gjatësia e murit kinez ndikon që ndërtimi që përfshinë 9 rajone të mëdha të Kinës, transmeton RTV Dukagjini.

Lartësia mesatare që mbërrin është 8 metra, kurse pjesa me e lartë brenda arrin lartësinë deri në 14 metra .

Përbëhet nga kala të shumta që kanë qenë fortesa të mëdha gjatë luftërave.

Thuhet që gjithë ndërtimi ka filluar duke besuar në një mit, ndërsa realiteti është se muri është një rrjet i pandërprerë që gërshetohet nga guri.

Ndryshe nga populli njihet edhe si varrezat e gjalla në toke sepse gjatë ndërtimit kanë vdekur me mijëra njerëz.

Arkeologët gjatë hulumtimeve të shumta kanë gjetur eshtra të njerëzve që janë varrosur në pjesë të ndryshme të mureve.

“Çdo cep është i vizituar, mirëpo Badaling quhet pjesa më e njohur e cila ka qenë e hapur për turistë që nga viti 1957 “, ka theksuar Lauren.

Udhëtimet më të shumta që realizohen nga njerëzit janë me biçikleta, mirëpo hapësira është e mjaftueshme sa për të zënë edhe një makinë.

Muri kinez është ndërtuar nga materialet e drurit, gurit, tullave dhe materiale të lehta si pllaka dhe gëlqere.

Tullat kanë qenë të ndërtuara me qëndrim sa për të mbajtur pesha të cilat është supozuar që do të kalojnë.

Besohet që një pjesë e murit është zhdukur pa gjurmë.

Gjatë Revolucionit kulturor në Kinë, tulla të shumta janë marrë nga njerëzit. Ato u përdoren për ndërtimin e shtëpive dhe objekteve të vogla për të cilat kanë pasur nevojë njerëzit.

“Si rezultat i frikës që muri mos të zhduket sot për të është duke u bërë një kujdes i madh dhe po ashtu prej njerëzve që vizitohet kërkohet kujdes gjatë gjithë kohës”, ka thënë Lauren.

Por për shkak të vjetërsisë muri Kinez është duke u kërcënuar nga erozioni.

Shumë pjesë të tij janë duke u përkeqësuar si rezultat i dëmtimeve të vet natyrës dhe besohet që shumë prej tyre mund të zhduken brenda 20 viteve.

Tempujt përgjatë murit janë ndërtuar për nder të perandorit të popullit.

Kinezët në çdo mënyrë të mundshme kanë mbrojtur ndërtimin.

Lauren mendon që Muri Kinez është një simbol i krenarisë kombëtare. /RTV Dukagjini – Telegrafi/