Me siguri tashmë keni bërë shumë maska me banane, e cila njihet si shumë hidratuese dhe ushqyese për lëkurën. Megjithatë, lëvoren e bananes e keni hedhur, pa e menduar që ajo përmban më shumë vlera ushqyese se vetë banania. Por, përveç mrekullive që ajo bën, Rona Nushi, në kanalin e saj në YouTube, sjell këshilla se çfarë tjetër mund t’ju ofrojë lëkura e bananes.
Por, në të vërtetë, lëvorja e bananes ka shumë më shumë përdorime kur bëhet fjalë për trajtime të ndryshme të lëkurës, se sa vetë banania, transmeton Telegrafi.
Ajo ndihmon me pickimet e mushkonjave (efekt shumë të shpejtë), me rrathët e zinj poshtë syve, trajtimin e akneve, etj.
Për më shumë detaje se si dhe për çfarë mund ta përdorim lëvoren e bananes, ndiqni videon më poshtë, të përgatitur nga Rona, në kanalin e saj në YouTube.
Shikim të këndshëm.
Pasi të shikoni këtë video, asnjëherë më nuk do të hidhni lëvoret e bananeve. /Telegrafi/