Site icon Telegrafi

A do t’i bashkohet Kosovës Kanaceviq?

Këtë e ka zbuluar ish-gjyqtari i mirënjohur kosovar Arbnor Rifati, i cili të hënën dhe të martën ka qëndruar në Mal të Zi dhe ka biseduar me Kanaceviqin.

Së bashku me Kanaceviqin kanë përcjellë edhe ndeshjen e fazës së dytë të Ligës Ballkanike mes Mornarit dhe Bashkimit, shkruan sot Koha Ditore.

Rifati thotë se e njeh personalisht Kanaceviqin dhe në konsultim e sipër me përzgjedhësin e Kosovës, Arben Krasniqi, e ka takuar për të marrë qëndrimin e tij rreth ftesës eventuale.

Sipas Rifatit, Kanaceviq pritet të japë përgjigje pozitive, por aktualisht është i fokusuar për ta mbyllur këtë edicion në mënyrën më të mirë me skuadrën e Buduqnostit.
 

Exit mobile version