Site icon Telegrafi

A do të zbulohet vrasësi i Elvis Pistës?

Zyrtarët e Prokurorisë që po merren me këtë rast kanë thënë se mënyra profesionale e vrasjes së Pistës e ka vështirësuar zbardhjen e rastit.

“Vetë mënyra profesionale e vrasjes i tregon të gjitha”, ka thënë Kryeprokurorja Shpresa Bakija.

Megjithëkëtë, ajo premton se Prokuroria dhe organet tjera të hetuesisë janë duke punuar në të gjitha pistat për t’i nxjerrë autorët e vrasjes para drejtësisë.

“Nuk ka të dyshuar për momentin. Jemi duke punuar me të gjitha forcat për zbardhjen e kësaj vrasje”, ka thënë Bakija, për Express, të mërkurën.

“Pistat e hetimeve janë ato që kanë qenë në fillim. Jemi duke analizuar, shqyrtuar dhe duke ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore. Ende nuk e kemi përfunduar”.

Elvis Pista ishte vrarë në Rahovec të dielën e tretë të muajit qershor, apo një javë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, ku ai ishte kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tash, më shumë se 40 persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, por te asnjëri s’kanë gjetur elemente se mund të jetë vrasësi i Pistës. /Express/
 

Exit mobile version